Presidenti Topi dekoron me “Medaljen e Mirënjohjes” juristen amerikane Melisa Shrajbman.

17 dhjetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot, gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në ambjentet e Pallatit të Brigadave, juristen amerikane Melisa Shrajbman me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Pas ekzekutimit të himnit tonë kombëtar dhe leximit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko të dekretit të dekorimit, Kryetari i Shtetit i dorëzoi znj. Shrajbman “Medaljen e Mirënjohjes” dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje “për kontributin e vyer në përpjekje për ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri, nëpërmjet ndihmës që ka dhënë në procesin e vështirë të reformimit të drejtësisë, veçanërisht në reformën legjislative dhe atë në sistemin penal të drejtësisë’.
Znj. Melisa Shrajbman ka drejtuar programin e Zyrës së Zhvillimit, të Ndihmesës dhe Përgatitjes me Jashtë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, në mbështetje të përpjekjeve për përmirësimin e sistemit shqiptar të drejtësisë, nëpërmjet seminareve, duke dhënë ndihmesë eksperte për reformën ligjore, si dhe duke ndarë përvojën e teknikave të suksesshme për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimet financiare. Në fjalën përshëndetëse të rastit, znj. Shrajbman u shpreh:
“Shumë faleminderit zoti President!
Unë jam me të vërtetë e nderuar dhe e privilegjuar duke e pranuar këtë medalje dhe që kam patur mundësinë që të punojmë së bashku me ju për detyrën fisnike të përmirësimit të sistemit të drejtësisë shqiptare me fjalët e Presidentit tonë të dytë Xhon Adams që dinjiteti dhe qëndrueshmëria e qeverisë në të gjitha degët e saj, morali i njerëzve, i popullit dhe çdo bekim i shoqërisë varet aq shumë nga administrimi i drejtë dhe mjeshtëror i drejtësisë. Kjo është puna më ngazëllyese dhe frytdhënëse që kam patur ndonjëherë dhe ndjehem me shumë fat duke e bërë këtë punë në një kohë kaq të rëndësishme të historisë suaj shqiptare. Çdo arritje që unë kam shënuar ka ngjarë në sajë të tyre dhe faleminderit në fillim partnerëve shqiptarë të OPDAT-it, të prokurorëve, gjykatësve, oficerëve të policisë, të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët kanë punuar me kurajo, me përkushtim dhe integritet për të mbajtur lart shtetin e së drejtës.
Mund të përmendja shumë individë me emër, por dëshiroj të veçoj vetëm njërin prej tyre në veçanti, zotin Altin Dumani, Kreun e Njësisë së Përbashkët të Hetimit Antikorrupsion, udhëheqja e së cilit dhe integriteti personal kanë qenë shembullor dhe i cili e ka udhëhequr këtë njësi drejt një suksesi të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, dua të falenderoj edhe partnerët tanë europianë sidomos EURALIUS me të cilët ne kemi bashkëpunuar shumë herë dhe mbi çështje të shumta. Unë dua gjithashtu të falenderoj Ambasadorin Uithers nga i cili unë mbështetem për mençurinë e tij, udhëheqësinë e tij dhe mirëkuptimin e thellë që ka për çështjet ligjore në Shqipëri, sidomos për mbështetjen e tij të palëkundur për programin tonë. Gjithashtu, në përfundim, siç e kam bërë gjithmonë, unë nuk do ta kisha bërë dot këtë punë pa pjesën tjetër të ekipit të OPDAT-it, Alba Ibrahimin, Bruna Janin, Sindi Eldrixh për profesionalizmin e tyre, dijet, energjinë, shpirtin e skuadrës dhe përkushtimin. Ju falenderoj shumë dhe mezi çpres që të bashkëpunoj së bashku me ju edhe gjatë vitit të ardhshëm”.
Në këtë ceremoni zyrtare dekorimi ishin të pranishëm dhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Xhon L. Uithers II, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe të KLD-së, ekspertë ligjorë, misionit EURALIUS si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës. Pjesëmarrësit në ceremoni u përshëndetën nga Ambasadori Uithers, i cili në fjalën e tij u shpreh:
“Zoti President,
Melisa,
anëtarë të OPDAT-it,
prokurorë, gjykatës, gjithashtu anëtarë të sistemit ligjor,
Është një nder i madh për mua që jam sot këtu në ceremoninë e medaljes së Melisës. Ajo është një nga nëpunëset tona, në qoftë se e themi shumë thjeshtë, një nga nëpunëset tona më të shkëlqyera dhe puna e saj, puna e së cilës dhe ekipit të saj është shumë e rëndësishme jo vetëm për të arritur qëllimet që ajo i ka vënë vetes, por gjithashtu për të ndihmuar Shqipërinë në rilindjen e saj të drejtësisë dhe përmirësimin e demokracisë shqiptare.
Zoti President,
Motivacioni i medaljes suaj përfshinte katër fjalë të vogla: “shtetin e së drejtës”. Këto janë fjalë të vogla, por janë fjalë magjike. Pa to demokracisë do t’i mungonte gjaku nëpër vena, do t’i mungonte rrahja e zemrës. Shteti i së drejtës kupton që që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që që të gjithë duhet të dëgjohen dhe të gjykohen para ligjit në mënyrë të barabartë. Dhe as fuqia, ose posti, as statusi shoqëror, as pasuria nuk duhet të influencojnë në barazinë e sistemit ligjor.
Roli i Melisës dhe roli i përfaqësuesve që kemi këtu dhe i përfaqësuesve shqiptarë nga sistemi i drejtësisë ka për qëllim që të fuqizojë pikërisht shtetin e së drejtës. Unë mund të përmendja shumë fakte nga puna e saj, por do të përmend vetëm dy: punën e saj me Njësinë e Përbashkët të Hetimit, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë aq shumë për të luftuar korrupsion dhe krimin financiar dhe punën e saj me Prokuroren e Përgjithshme dhe me Prokurorinë në ato kohra të turbullta dhe të vështira kur tentohej që të ndërtohej institucioni, të fuqizohej dhe të shëndetësohej sistemi i drejtësisë për të luftuar korrupsionin.
Fatkeqësisht do të vijë një ditë dikur kur puna, ose misioni i Melisa Shrajbmanit këtu në Shqipëri do të mbarojë. Do të na marrë malli për të ne në ambasadë. Por shpresoj që kur të vijë ajo ditë, ajo do të shikojë prapa me krenari dhe do të vërë në dukje dhe do të kuptojë rolin e saj jetësor në ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, institucionit të Prokurorisë, të Rendit Publik, të cilat do të mbeten përherë në demokracinë shqiptare”.
* * *
Pas ceremonisë së dekorimit, Kreu i shtetit shqiptar zhvilloi një takim të veçantë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon L. Uithers II, në të cilin u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me dy vendeve tona.
Presidenti Topi dhe Ambasadori amerikan Uithers gjithashtu diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta rreth reformave të domosdoshme integruese dhe përpjekjeve për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, në prokurori dhe asaj zgjedhore.