E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkimin e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Agim Lala.

DEKRET
PËR
SHKARKIMIN E ZËVENDËS SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 93 dhe 169, pika 3 të Kushtetutës si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D E K R E T O J

Neni 1

Gjeneral Brigade Agim LALA, aktualisht me detyrë Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5865
Tiranë, më 01.08.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›