Presidenti Topi dekreton shpallje ligji nr. 10 355, datë 02.12.2010.

Tirane, 13 Dhjetor 2010 NOA – Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi sot buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, i cili u miratua ne oret e para te 3 dhjetorit, pas nje maratone debatesh ku opozita ne fund u largua duke mos marre pjese ne votim, ndersa dy prej socialisteve, Arben Malaj dhe Andis Harasani votuan vetem ne nenet e para qe ishin alternativa te parashtruara prej tyre.
***
3 dhjetor 2010 - Me 73 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim, u miratua ne teresi, Buxheti i Shtetit per vitin 2011.
Me heret, me 71 vota kunder, 2 pro dhe nje abstenim, u votua neni 1 dhe u hodh poshte propozimi i pare i parashtruar nga Partia Socialiste qe lidhje me deficitin buxhetor. Kurse neni 2 u votua me 73 vota pro dhe dy kunder.
Me pas vijoi miratimi nen per nen i te gjitha neneve te Buxhetit te Shtetit 2011.Ne nenin 11 ka pasur nje nderhyrje te Ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili kerkoi te perfshihet fondi per 100 punonjes policie. Basha tha se keto forca duhen per ngritjen e 5 postave policore si dhe per te mbeshtetur ne shoqerimin e Bankes gate transportit ne zona te ndryshme te vendit.
Ketu nderhyri ministri i Financave Ridvan Bode i cili e kundershtoi hapur z.Basha. “Mua me duket shifer e ekzagjeruar 100 punonjes, e pranueshme do te ishte vetem gjysma e tyre, pra 50”, - tha z.Bode duke kembengulur se “100 police per 5 posta policie te reja jane shume”.
Serish debatoi Basha duke thene se kostoja do te perballohet nga Banka e Shqiperise dhe kerkoi qe kjo shtese prej 100 forcash duhet te votohet.
Debati perfundoi me oferten e Bodes per ta çuar ne 60 numrin e policeve te rinj te kerkuar.
Me kete ndryshim, neni 11 u miratua dhe me tej pa debat u votuan edhe te gjitha nenet e tjera.
Me heret, ne emer te Komisionit per Ekonomine dhe Financat, kreu i ketij komisioni Edmond Spaho tha se projektbuxheti i paraqitur per vitin 2011 mbeshtetet ne zhvillimin e qendrueshem dhe tendencen e rritjes ekonomike ne dy vitet e fundit.
“Komisioni vlereson qendrimin e Qeverise qe gjate vitit 2011 jo vetem nuk do te rrise barren fiskale mbi bizneset dhe qytetaret, por ndermerr hapa te tjera per uljen e saj. Parashikimi per te ulur TVSH per sherbimet shendetesore nga 20% ne 10% do te influencoje pozitivisht ne uljen e kostos se sherbimit shendetesor
Nderkohe Ministri i Financave, Ridvan Bode theksoi se opozita manipulon shifrat e buxhetit. Sipas tij projektbuxheti i vitit 2011 mbeshtetet ne prioritetet dhe objektivat e parashikuara ne Strategjine per Zhvillim dhe Integrim te vendit, dhe treguesit e tij jane programuar mbi bazen e te dhenave statistikore e te konsultimeve me institucionet kryesore kombetare e nderkombetare.
Sipas ministrit Bode ecuria e te ardhurave nga taksat dhe doganat eshte pozitive, nderkohe qe eshte ndermarre edhe nisma per uljen e taksave dhe tatimeve.“Projektbuxheti i vitit 2011 synon konsolidimin e metejshem te stabilitetit makroekonomik te vendit, duke parashikuar nje rritje ekonomike prej 5.5 % dhe inflacion prej 3 %.”
Propozimet e plota dhe argumentet Malaj-Harasani
Malaj e Harasani: Buxheti alternativ per vitin
2011
Propozimet alternative per buxhetin 2011
Te rivleresohet rritja ekonomike ne vend, per ta bere buxhetin sa me realist
nga 5,5 ne 4.5 % te PBB-se
Te reduktohet deficiti buxhetor nga 3,5% ne 2,5 ose 3 % e PBB-se
Ulja e deficitit buxhetor te perballohet nga:
-50% nga ulja e shpenzimeve operative
-17 % nga ulja e investime
-33 % nga rritja e te ardhurave
Te rriten te ardhurat nga privatizimi ne masen 4 miliarde leke nga shitja e
licences se 3G
Keto te ardhura mund te perdoren ne disa opsione:
-100% per ulje te deficitit nga 3.5% ne 2.5% ose
-50% per ulje te deficitit dhe
-50% per investime, te gjitha ne arsim e shendetesi (ne arsim te perfshihet
fillimi i kampusit te Universitetit te Tiranes)
Te rriten te ardhurat me 1,2 miliarde leke nga rritja e akcizes se cigareve, te
cilat te perdoren
-Ne ulje te deficitit buxhetor
-Ne rritjen e rimbursimit nga TVSH. Kjo rrit mundesine qe kompanite private te
shlyejne kredite e keqija, ndihmon bankat te ulin perqindjen e kredive te
keqija, te rrisin kreditimin e biznesit, duke ulur edhe kostot e kreditimit te
konsumatorit dhe investitorit privat.
Te kompensohet buxheti i pushtetit vendor me 2,3 miliarde leke, ne menyre te
drejtperdrejte me nje ze te veçante humbja e te ardhurave nga tatimi biznesit
te vogel per shkak te ligjit per kasat
Te vendosen kritere te qarta per financimin e investimeve publike, duke synuar
qe afati maksimal te jete 3 vjet.
Investimet publike te financohen çdo vit, me jo me pak se 33 % te vleres se
tyre totale.
Efektet e propozimeve ne ligjin e buxhetit 2011
Deficiti buxhetor te ulet ne 2,5% ose 33 miliarde leke, pra kemi reduktim me
13,7 mild leke.
-Deficiti buxhetor 3% te PBB-se eshte 39,6 mild leke ose 7,1 miliarde leke me
pak.
-Ulja e deficitit ne 2,5% ose 13,7 miliarde leke me pak, duhet te perballohet
nga:
-50% nga shkurtimi i shpenzimeve operative ose 6,8 miliarde leke me pak
-17 % nga shkurtimi i investimeve (jo ne arsim dhe shendetesi) ose 2,3 mild
leke me pak
-33 % nga rritja e te ardhurave ose 4,6 mild leke me shume
-Ulja e deficitit ne nivelin 3% kerkon shkurtim te tij me 7,1 miliarde leke
-50% nga shkurtimi i shpenzimeve operative ose 3,6 miliarde leke
-17 % nga shkurtimi i investimeve (jo ne arsim dhe shendetesi) - 1,3 mild leke
-33 % nga rritja e te ardhurave ose + 2,2 mild leke
Sa eshte pesha e faktoreve te reduktimit te deficitit ne opsionin e 2,5% dhe 3
% te PBB-se?
Shkurtimi shpenzimeve operative -2,5 % ose 1,2% e totalit te tyre
Shkurtimi i investimeve publike te brendshme -5,4% ose 2,8%
Rritja e te ardhurave tatimore 2,4 % ose 0,7%
Sa eshte pesha e shkurtimeve ne raport me PBB-ne e ekonomise sone?
-Shkurtimi shpenzimeve operative -0,52 % ose 0,27 %
-Shkurtimi i investimeve publike te brendshme -0,18 % ose 0,09 %
-Rritja e te ardhurave tatimore 0,34 % ose 0,17%
Si u mbrojt argumenti nga Malaj e Harasani:
Detyrimi yne ne kete analize dhe ne kete
propozim publik te nje buxheti alternativ, nuk eshte thjesht per t`iu kunderpergjigjur
maxhorances, jo thjesht per te shuar kuriozitetin e disa analisteve, por per te
rritur transparencen ndaj sfidave te vendit. Ne po tentojme te qartesojme disa
nga momentet me te rendesishme te qendrimeve te opozites rreth buxhetit te vitit
2011. Njekohesisht, po guxojme profesionalisht te paraqesim edhe buxhetin
alternativ.
Gjeja me e lehte qe mund te bejne politikanet eshte te paraqesin disa shifra
ndryshe, pse jo dhe populiste per te krijuar idene e nje buxheti alternativ. Ne
kemi zgjedhur nje qendrim ndryshe, pra deshirojme te ndajme me lexuesit tuaj,
momentet thelbesore te debateve per politikat ekonomike dhe fiskale te vendit
tone, jo thjesht dhe vetem per buxhetin e vitit 2011.
Pra, ne thelbin e tij, nje buxhet alternativ duhet te pasqyroje efektet fiskale
te politikave ndryshe, te grupuara ne debate per taksat, shpenzimet, per
nivelet dhe burimet e financimit te deficitit. Debati yne eshte edhe per
strukturen e paketave fiskale te uljes se kostos se borxhit dhe kostos se
financimit te ekonomise.
Me konkretisht, ne kemi diskutuar se politikat fiskale te viteve te fundit kane
perkeqesuar strukturen e te ardhurave ne buxhet, kane disbalancuar tatimin
midis punes, kapitalit dhe konsumit.
Kemi argumentuar se kane rene ritmet e rritjes se te ardhurave dhe jo vone,
vendi do te kete nevoje te rishikoje politikat fiskale dhe administrimin
fiskal, ne menyre qe te mbeshtese me mire rritjen e te ardhurave ne buxhet dhe
reduktimin e deficitit dhe borxhit. Opozita eshte e qarte per politikat e taksave
dhe reformat strukturore ne ekonomi, qe duhen per te ndalur perkeqesimin e
financave publike, rikthimin e stabilitetit dhe permiresimin e tij...
e.r/NOA