E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 125, datë 11.05.2009.

D E K R E T
PËR
SHPALLJE DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, si dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 125, datë 11.05.2009 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, që vepron nëpërmjet ministrit të Financave, Alpha Bank A.E. e Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si rregullues, institucioneve financiare, të listuara si huadhësit fillestarë dhe Alpha Bank A.E., dega e Londrës, si agjent, për financimin e shpenzimeve kapitale për vitin 2009, në përputhje me strategjinë kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë ”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6166
Tiranë, më 13.05.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›