E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi, i ftuar nga autoritetet e Ligurias dhe drejtuesi artistik i Festivalit të San Remos, Paolo Bonolis, viziton Xhenovan. &nbs

21 shkurt 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi po zhvillon një vizitë në Itali. gjatë së cilës është takuar me personalitete të rëndësishme të provincës së Xhenovas.

Kështu, Presidenti Topi zhvilloi bisedime në një atmosferë të ngrohtë e miqësore me Presidentin e Provincës së Xhenovas, Alesandro Repeto, Presidentin e Komitetit Rajonal, Klaudio Burlando, me Presidentin e Këshillit Rajonal të Ligurias, Xhakomo Ronciti, me Presidentin e Këshillit Bashkiak, Xhorxho Guerelo dhe Kryetaren e Bashkisë së Xhenoas, Marta Vinçenci.

Në këto takime është theksuar edhe një herë fryma e miqësisë shumë të mirë, që është zhvilluar tradicionalisht mes dy vendeve tona dhe është shprehur interesimi i përbashkët i palëve për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me qëllim rritjen dhe nxitjen e mëtejshme të tij.

Kreu i shtetit u shpreh edhe në emër të mbarë popullit shqiptar se marrëdhëniet me Italinë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat, si marrëdhëniet dhe shkëmbimet e vizitave në nivelet më të larta politike, ashtu edhe ato ekonomike, tregtare dhe kulturore.

Duke folur për pritshmëritë e kësaj vizite në Xhenova, Presidenti Topi theksoi se këto marrëdhënie do të intensifikohen edhe më tej, sidomos me Ligurian, duke patur parasysh afërsinë gjeografike, lidhjet e hershme historike e kulturore dhe shkëmbimet gjithnjë e në rritje ekonomike.

Presidenti Topi vlerësoi angazhimin e autoriteteve të provincës së Xhenovas në integrimin dhe mbarëvajtjen e jetesës së shqiptarëve, që jetojnë e punojnë atje, duke theksuar se ata janë një urë lidhëse e fortë mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjatë kësaj vizite, Kreu i shtetit shqiptar zhvilloi një takim të përzemërt edhe me përfaqësues të shumtë të bashkësisë shqiptare më të rëndësishme shqiptare në Itali, që jeton në Xhenova dhe në Liguria, bashkësi e cila arrin deri në tetëmbëdhjetë mijë vetë. Përfaqësuesit e kësaj bashkësie kanë biseduar gjatë me Presidentin e Republikës duke u ndalur e interesuar mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, reformat e kryera dhe arritjet e vendit tonë në proceset integruese.

Sonte në darkë, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi janë të ftuar nga autoritetet më të larta të Ligurias dhe i mirënjohuri drejtues artistik Paolo Bonolis në Teatrin Ariston, për të ndjekur natën finale të Festivalit të Këngës së San Remos, i cili ka mbërritur në edicionin e tij të 59-të.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›