Presidenti Topi, nderon 4 policët e vrarë: Kërkoj zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik

Tiranë, 8 gusht NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot në mesditë veprën heroike të katër punonjësve të policisë, drejtuesit Fatos Xhani, kryeinspektorëve Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska, të rënë dje gjatë operacionit dhe shkëmbimit të zjarrit për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.
Kreu i shtetit shqiptar bëri homazhe në Pallatin e Kongreseve në nderim të kujtimit të katër Dëshmorëve të Atdheut, duke vendosur kurora në vlerësim të sakrificës sublime dhe vetëmohimit të tyre të pashembullt për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së mbarë qytetarëve shqiptarë.
Presidenti Topi gjithashtu ngushëlloi familjarët e policive të rënë, duke u shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e pazëvendësueshme të njerëzve të tyre më të dashur, i bindur se në këto momente të vështira dhimbjeje njerëzore të gjithë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi u gjenden shpirtërisht pranë për të ndarë me ta këto çaste.
Në përfundim të homazheve, Presidenti Topi u shpreh, Padyshim që janë momente shumë të dhimbshme, shumë emocionuese. Mund të konsiderohet një nga aktet më tragjike që kemi përjetuar këto vite, humbjen e katër oficerëve, të cilët përpara se të ishin të tillë, ishin qytetarë të këtij vendi, qytetarë të devotshëm, ishin familjarë. Sot padyshim ka një ndjenjë të dyfishtë, sikurse e thashë një dhimbje pafund, por edhe një vlerësim të madh për këta njerëz, që përballen në çdo moment me krimin, i cili në disa raste është dhe mjaft i sofistikuar. Unë dëshiroj, ripërsëris dhe rishpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe padyshim që shpreh solidaritetin tim të plotë për forcat e rendit, për të gjithë ata që punojnë në çdo sekondë të njëzet e katër orëshit për vendosjen e rendit në çdo qelizë të vendit tonë. Nga ana tjetër, do të nxisja me shumë forcë të gjithë institucionet e specializuara që të bëjnë sa më shpejt zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik, për të dhënë edhe një herë mesazhin e fortë, që duhet të vijë nga çdo institucion, për vendosjen kudo të ligjit, në çdo lloj strukture të shtetit shqiptar.
Më pas, Kreu i shtetit shqiptar mori pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit me të gjitha nderimet shtetërore të katër Dëshmorëve të Atdheut, të cilët tashmë prehen në Varrezat e Dëshmorëve.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") pandeli - shqiptaret kan vuajtur dhe do vuauajn |08/08/2009 15:28:54 njgjarja qe ndolli ne durs na ka tronditur elle ne emingranteve ku do qendollemi.Krimi dhe koropsioni nuk gotiten me njers me pushtet te
krimikuar.Zgjouni shqiptar qe kur do jeni te duruar. Komentoje 4 2 Adrian - Homazh per te renet. |08/08/2009 10:43:51 Homazhi i vertete per to do te ishte ne menyre absolute depolitizimi i policise.
Mungesa e profesionalizmit te urdher - dhenesve beri te shkojne per "kove
pusi" profesionistet e vertete. Zbardhja e ketij momenti tragjik duhet te
vere ne vend autoritetin e policise te neperkembur nga politika. Komentoje 0 7 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/5559-presidenti-topi-nderon-4-policet-e-vrare-kerkoj-zbardhjen-e-plote-te-ketij-momenti-tragjik';var JOSC_autopublish='1';