E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi niset drejt Hungarise lobim per bashkepunim ekonomik

Presidenti Bamir Topi

Tirane 2 mars 2011 NOA- Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi u nis sot per nje vizite zyrtare dy ditore ne Republiken e Hungarise ne krye te nje delegacioni ne perberjen e te cilit jane dhe nje grup i rendesishem biznesmenesh shqiptare.

Ne axhenden e Presidentit te Republikes parashikohen takime me drejtuesit me te larte te shtetit hungarez Presidentin Pal Shmit me Kryeministrin Viktor Orban si dhe me Kryetarin e Asamblese Kombetare Parlamentit Lazlo Kever.

Teme qendrore e bisedimeve do te jene perspektiva e zhvillimit te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve dhe popujve tane duke nenvizuar rendesine e rritjes se bashkepunimit ekonomik dhe te shkembimeve tregtare intensifikimin e investimeve te biznesmeneve hungareze ne sektore jetike per zhvillimin e ekonomise shqiptare si infrastruktura energjetika turizmi etj.

Gjate qendrimit te tij ne Hungari Kryetari i Shtetit shqiptar do te vendose nje kurore ne Sheshin e Heronjve te Budapestit dhe me pas do te zhvilloje gjithashtu nje takim me perfaqesues te diaspores shqiptare ne Republiken e Hungarise.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePragfushata elektorale Pollo takime intensive ne qarkun e Beratit Presidenti Topi uron per detyren homologun KosovarRama Te vertetat qe u fshihen europarlamentareveHaxhinasto ne Elbasan Elektorati do ndeshkoje kundershtaretAnullon viziten ne Kosove vjen sot ne Tirane Thomas Countryman Lidhjegrup i rendesishem biznesmenesh Hungarise Pal Shmit Presidenti Bamir Topi rritjen e bashkepunimit ekonomik takime Viktor Orban vizite dy ditore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›