Presidenti Topi, përplasje në Kushtetuese me Parlamentin për dekretet

Presidenti Bamir Topi
Kreu i shtetit kërkon interpretim nga Gjykata për bllokimin e dekreteve, debati në Kushtetuese.
Këshilltari i Presidentit: Mandati i gjyqtarit ka shkuar 12 vjet.
Presidenti i Republikës ka hedhur në gjyq Kuvendin e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokimin e dekreteve të tij për anëtarët e kësaj gjy-kate, të cilëve u ka mbaruar mandati. Presidenti i Republikës i kërkoi dje Gjykatës Kushtetuese që të zgjidhë konfliktin e kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit dhe, për pasojë, dhe shfuqizimin e vendimit nr. 106, datë 23 qershor 2011 të Kuvendit të Shqipërisë, i cili pezulloi deri në 2013-n procesin e ripërtëritjes së anëtarëve të saj. Përfaqësuesi juridik i Presidentit, Artur Metani, tha dje në Gjykatë se vendimi nr. 106, datë 23 qershor 2011, i Kuvendit të Shqipërisë ka krijuar konflikt kompetence midis autoritetit kushtetues të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit të Shqipërisë. Interpretimi që ka bërë Kuvendi është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2001-s. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar gjetjen e një mjeti ligjor për rregullimin e mosmarrëveshjes. Kuvendi duhet të rregullojë me ligj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese çështjen e ripërtëritjes së mandateve. Kuvendi nuk mund të vendosë afat apo shtyrje të mandatit deri në prill 2013. Kuvendi ose i rrëzon, ose i miraton dekretet, u shpreh Metani. Sipas tij, kjo situatë zgjidhet vetëm me ndryshime të Kushtetutës për të rregulluar dispozitën e ripërtëritjes së anëtarëve të kësaj gjykate në 1/3 e saj, jo një herë në 3 vjet. Sipas tij, vendimi i Kuvendit për të lënë në detyrë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese deri në 2013-n bie ndesh me Kushtetutën sepse e çon mandatin e tyre nga 9 në 12 vjet. Përfaqësuesi i Presidentit u shpreh se Kuvendi duhet të gjejë mekanizmin për të bërë të mundur ripërtëritjen e mandateve. Presidenti, në këto kushte, ska mundësi të ushtrojë detyrimin e tij kushtetues. Nuk ka më zgjidhje, u shpreh Metani. Nga ana e tij, përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Lulzim Lelçaj, kërkoi rrëzimin e kërkesës së bërë nga Presidenti i Republikës si të pabazuar në Kushtetutë. Gjykata Kushtetuese, me vendimet e saj 2/2005 dhe 24/2011, ka përcaktuar qartë se cilat janë kompetencat e Presidentit të Republikës dhe Kuvendit në emërimin dhe dhënien e pëlqimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i këtyre vendimeve nga ana e Kuvendit nuk i ka marrë asnjë kompetencë Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës me kompetencën e tij për të emëruar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të duhej ta kishte zbatuar dispozitën e rotacionit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me një të tretën, u shpreh Lelçaj.
Debati në Gjykatën Kushtetuese
Fatmir Hoxha: Ligjvënësi nuk ka të drejtë të bëjë interpretim të ligjit?
Artur Metani: Interpretimi që ka bërë Kuvendi është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2001-s. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar gjetjen e një mjeti ligjor për rregullimin e mosmarrëveshjes. Kuvendi duhet të rregullojë me ligj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese çështjen e ripërtëritjes së mandateve. Kuvendi nuk mund të vendosë afat apo shtyrje të mandatit deri në prill 2013. Kuvendi ose i rrëzon, ose i miraton dekretet.
Vladimir Kristo: Duket se jemi para një situate paradoksale. Ju ngrini një çështje mes Presidentit dhe Kuvendit për dekretet në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata, nga ana e saj, është shprehur se emërimi i anëtarëve duhet të jetë një proces bashkëpunimi mes palëve. Si mendoni se do të zgjidhet ky ngërç? Ku e shikoni problemin?
Artur Metani: Raporti mes Presidentit dhe Kuvendit për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë është bërë problematik. Dekretet janë rrëzuar. Kjo ka sjellë vonesa. Kuvendi duhet të gjejë mekanizmin për të bërë të mundur ripërtëritjen e mandateve. Presidenti në këto kushte ska mundësi të ushtrojë detyrimin e tij kushtetues. Nuk ka më zgjidhje. Është munduar, i ka bërë dy letra Kuvendit. Përgjigjja e Kuvendit dhe gjuha e përdorur nuk jep asnjë zgjidhje.
Vladimir Kristo: Konflikti është mes pushteteve, apo mes interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës nga Kuvendi dhe Presidenti?
Artur Metani: Kuvendi e ka kuptuar keq Kushtetutën.
Vladimir Kristo: Si duhet zgjidhur?
Artur Metani: E para, duhet një vendim, ose të miratohen, ose të rrëzohen dekretet e Presidentit. Ne mendojë se dekretet janë në fuqi dhe për to duhet një vendim. Për mosmarrjen e asnjë vendimi, Presidenti nuk ka çuar dekrete të reja. E dyta, duhen bërë ndryshime në Kushtetutë për të rregulluar çështjen e ripërtëritjes së mandateve.
Dekretet, Rusmali: Ku gabon Topi
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, letër Komisionit të Integrimit për emërimet në Gjyqësor
Të rinjohë pozicionin dhe të jetë më transparent

Ilir Rusmaili
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, me një letër në adresë të Komisionit të Integrimit, kërkon që Presidenti Bamir Topi duhet të reformojë rolin e tij për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Kreu i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur kërkesës së Komisionit të Integrimit për përmbushjen e Planit të Veprimit dhe veçanërisht të rekomandimeve nga 6 deri në 12 të Komisionit Europian. Rusmaili në dokumentin e tij kërkon nga institucioni i kreut të shtetit të plotësojë 5 hallka të rëndësishme, në mënyrë që kandidaturat për postin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të jenë në nivelin e duhur, larg politikës, në mënyrë që të fitojnë kartonin jeshil në Kuvend. Për kryetarin e Komisionit të Ligjit ishte pikërisht qëndrimi i ri i Presidentit Topi, që detyroi maxhorancën të ndërmarrë masa ligjore. Ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit u bënë, ndër të tjera, edhe për tiu përgjigjur pozitivisht modifikimit që Presidenti i ri i Republikës i bëri në atë kohë praktikës së deriatëhershme presidenciale të konsultimit dhe bashkëpunimit me Parlamentin, vijoi letra e kreut të Ligjeve.
Rekomandimet
Për Ilir Rusmalin, procedura e miratimit të dekreteve duhet të jetë transparente dhe të ofrojë mekanizma mbrojtës ndaj emërimeve të motivuara mbi konsiderata politike apo të pasakta. Kërkesa për paraqitjen e kandidaturave me qëllim përzgjedhjen duhet të bëhet publike disa muaj përpara mbarimit të mandatit, së bashku me listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar. Gjithashtu, në përfundim të periudhës kohore të aplikimit, lista e kandidatëve që kanë aplikuar duhet të bëhet publike në kohën e duhur, thuhet në letrën e Rusmalit. Maxhoranca kërkon që Presidenti të motivojë dhe emërimet e bëra dhe kjo shkresë ti dërgohet institucionit të Kuvendit. Çdo dekret që do ti kalojë për shqyrtim Kuvendit, sipas maxhorancës duhet të kalojë në skanerin e Presidentit, i cili duhet të marrë mendime me shkrim nga punëdhënësit e kandidatit, vlerësimet ligjore të punës dhe masat e marra ndaj tij gjatë karrierës. Kërkesat e mësipërme duhet të fitojnë qëndrueshmëri edhe nëse Presidenti i Republikës do të vendosë të kthehet në prakti