Presidenti Topi pret Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Luksemburgut, Zhan Aselborn.

14 janar 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn dhe delegacionin që e shoqëron në kuadrin e vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe shprehu kënaqësinë për këtë takim, Presidenti Topi i cilësoi marrëdhëniet dypalëshe si shumë të mira duke i ilustruar edhe me nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike dhe shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë duke vënë në pah vullnetin tonë maksimal për t’i intensifikuar e zhvilluar ato akoma edhe më tej, sidomos përsa u përket marrëdhënieve ekonomike.
Pasi bëri një përshkrim të reformave thelbësore të ndërmarra në vend me qëllim arritjen dhe plotësimin e standardeve integruese dhe realizimin e aspiratës së Shqipërisë për t’u bërë pjesëtare e familjes së madhe europiane, Presidenti Topi shprehu “mirënjohjen ndaj Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit, të cilat janë parësitë e sfidat kyçe të politikës së jashtme shqiptare”.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Luksemburgut, Zhan Aselborn, pasi falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen, shprehu admirimin për përparimin e shënuar nga vendi ynë si përsa u përket reformave bazë si ajo zgjedhore, kushtetuese, ligjore, etj, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik.
Temë e rëndësishme e bisedës ishte edhe situata në rajonin ballkanik, ku Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm e i Emigracionit të Luksemburgut, z. Aselborn nënvizoi rolin moderator dhe shumë të rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për ruajtjen e paqes, qëndrueshmërisë dhe begatisë. Në këtë pikë, Kreu i shtetit shqiptar theksoi se pas pavarësisë së Kosovës, “këtij realiteti të ri dhe të pakthyeshëm gjeo-politik” në Ballkanin Perëndimor, “të çliruar tashmë nga konfliktet dhe mendësitë ultrancionaliste”, mbizotëron fryma e dialogut dhe bashkëpunimit dhe orientimi i vendeve rajonale drejt integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike dhe familjen e madhe europiane.