Presidenti Topi pret delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Kryetarja e këtij delegacioni për Evropën Juglindore, Doris Pak.

19 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me delegacionin e zgjeruar të Parlamentit Evropian, për marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, të kryesuar nga zonja Doris Pak.
Në fillim të takimit, Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen zonjës Pak dhe përfaqësuesve të delegacionit evropian, bëri një ekspoze të ecurisë së reformave në vend, duke theksuar angazhimin e shtetit shqiptar në realizimin me sukses të tyre.
Presidenti Topi vlerësoi ndihmesën e vazhdueshme të institucioneve të BE-së për Shqipërinë, veçanërisht në vitet e fundit, në mbështetjen e madhe për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi gjithashtu angazhimin dhe përkrahjen e strukturave të rëndësishme të BE-së, për nisjen së shpejti të aplikimit të Shqipërisë për vend anëtar në Bashkimin Evropian, si dhe për premisat për liberalizim të plotë të vizave për qytetarët shqiptarë.
Presidenti Topi, duke folur për procesin e përfshirjes së shpejti të Shqipërisë si vend anëtar me të drejta të plota në NATO, u shpreh se nëse vite më parë ky proces dukej i paimagjinueshëm, tashmë ai është drejt konkretizimit dhe që do të thotë se Shqipëria ka bërë progrese të dukshme, duke shprehur dhe përmbushur në këtë mënyrë inspiratën e saj për integrim në familjen euroatlantike. Gjithashtu, Presidenti Topi vuri në dukje se ky angazhim do ta impenjojë më shumë Shqipërinë për të qenë një partner serioz dhe i besueshëm, duke kontribuar jo vetëm për qëndrueshmërinë në vend, por edhe atë në rajonin e Ballkanit.
Gjatë takimit, Presidenti Topi, duke u ndalur në zgjedhjet e pritshme parlamentare të qershorit 2009, theksoi se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për pajisjen e popullsisë me karta identiteti brenda afatit, proces i cili është në fazën e aplikimit nga shtetasit shqiptarë dhe që do të synojë garantimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe të pakontestuara.
Presidenti Topi, duke iu përgjigjur interesimit të disa prej anëtarëve të delegacionit, u ndal edhe në përpjekjet e vazhdueshme në luftën kundër krimit të organizuar, kundër fenomenit të korrupsionit, trafiqeve të ndryshme etj. Përsa i përket çështjes së pronës private dhe legalizimeve, Presidenti tha se është një ndër prioritetet, për të cilin po punohet shumë, si një problem i ndërlikuar që kërkon zgjidhje komplekse dhe që shteti shqiptar është i vendosur të bëjë te gjitha përpjekjet për përfundimin sa më shpejt dhe me sukses të plotë të kësaj reforme.
Nga ana e saj, Kryetarja e delegacionit, Doris Pak dhe anëtarët e tjerë europarlamentarë shkëmbyen mendime me Presidentin Topi rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, situatën politike në vend, reformat e ndërmarra, kryesisht reformën zgjedhore dhe situatën ekonomike. Bashkëbiseduesit diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje rreth reformës zgjedhore, zgjedhjeve të ardhme parlamentare dhe përmbushjes së standardeve të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.
Në emër të delegacionit të zgjeruar të Parlamentit Evropian, znj. Pak çmoi faktin e bërjes në kohë dhe aprovimit me konsensus të gjerë të një sërë reformash dhe ligjesh të rëndësishme si ai zgjedhor, apo reforma në drejtësi.
Znj. Pak gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Kryetarit të Shtetit për ruajtjen e ekuilibrave institucionalë si dhe për inkurajimin e vazhdimit të reformave jetike për të ardhmen e vendit, duke shprehur përgëzimet për sukseset dhe ndryshimet pozitive të bëra nga vendi ynë gjatë kohëve të fundit si anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe ecja e sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.