Presidenti Topi pritet t
Nga Vladimir Lame, Strasburg
Kur nje vit me pare, pikerisht ne kohen kur i derguari i OKB-se per Kosoven, Marti Ahtisari, pergatitej te mbyllte dosjen e bisedimeve shqiptaro-serbe me variantin e paravaresise se kushtezuar, ishte Keshilli i Evropes ne Strasburg qe u detyrua nga votat e eurodeputeteve pansllave te bente nje hap prapa. Pas 3 ore debatesh dhe pas miratimit te rezolutes mbi statusin e Kosoves, serbet dhe perkrahesit e tyre ia arriten te heqin paragrafin numer 4, qe nenvizonte pavaresine e kushtezuar te Kosoves. Ishin ore te nxehta debatesh e negociatash nen dhe kur binin ne sy perforcimet e shumta me diplomate nga Beogradi te ardhur ne ndihme te delegacionit serb ne kete organizate nderkombetare. Ndersa pala shqiptare dukej e pergjumur. Mungesa e nje prezence te drejtperdrejte nga Prishtina ndikoi ne rrjedhen e diskutimeve dhe ne radhe te pare te votave aspak ne favor te Kosoves se pavarur. Para se t