Presidenti Topi priti nxënësit e shkollave të binjakëzuara të Shkodrës dhe Todit.

22 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave një grup nxënësish të liceve të binjakëzuar të Shkodrës dhe Todit. Të rinjtë dhe të rejat italianë dhe shqiptarë, pjesë e misionit të binjakëzimit mes shkollës “Shejnaze Juka” të Shkodrës dhe liceut “Jakopone di Todi” nga Umbria shoqëroheshin nga ish-Ambasadori i Republikës së Italisë në vendin tonë, Paolo Foresti, i cili është edhe ideatori dhe frymëzuesi i këtij misioni.
Kreu i shtetit shqiptar u është drejtuar të ftuarve me një fjalë përshëndetëse:
“Mirëdita të gjithëve!
I nderuar Zoti Ambasador!
I nderuar Zoti Foresti, miku i vjetër i Shqipërisë, që na jep gjithmonë kënaqësi kur vjen, sepse nuk vjen vetëm fizikisht, por vjen me mesazhe të shkëlqyera miqësish!
I nderuar Kryetar i Bashkisë së Todit, qytet i cili është bërë shumë i njohur në Shqipëri!
Zotërinj, miq, të dashur nxënës,
Është një kënaqësi e veçantë të organizojmë këtë ceremoni të thjeshtë, që në fakt mesazhin e ka më se të qartë. Gjithmonë miqësia midis Shqipërisë dhe Italisë ka qenë tradicionale. Mënyrat e realizimit të miqësisë janë natyrisht të formave nga më të ndryshmet, por çdo ditë e më shumë këto po bëhen më komplekse dhe gjëja më e rëndësishme për politikanët, për institucionet, për përfaqësitë e trupave diplomatikë respektivë, për njerëzit e karrierës në diplomaci, për njerëzit që kanë farkëtuar miqësi gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së tyre, dhe në mënyrë të veçantë për drejtuesit e pushteteve vendore, është pikërisht mesazhi për të bërë të mundur lidhjen e miqësive reciproke midis të rinjve, sepse jane gjeneracionet e reja, të cilat do të korrin frytet e këtyre përpjekeve madhore të brezave paraardhës, që edhe Italia, edhe Shqipëria, edhe të gjitha vendet e tjera që janë përreth nesh, të jenë pjesë e familjes së madhe europiane, të mos ketë më asnjë lloj pengese në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe ata që do të jenë realisht qytetarët e vërtetë të Europës, të zhveshur nga komplekset e së kaluarës, mbi të gjitha, larg kohës së izolimit.
Jeni ju të dashur të rinj, jeni në moshën më të bukur, në moshën e gjimnazit, dhe jeni pikërisht në momentin kur po krijoni lidhje të drejtpërdrejta me bashkëmoshatarët tuaj, për të shkëmbyer miqësi reciproke, për të shkëmbyer eksperiencë, dhe mos harroni që Italia është një nga vendet më të zhvilluara, më të industrializuara të botës, një vend ku ne kemi shumë për të thënë, shumë për të bërë, miqësi tradicionale, por dhe miqësi të reja. Pra, Italia mbetet një nga aleatët tanë kryesorë në betejën tonë për integrim.
Dhe kam edhe një herë rastin të falenderoj në mënyrë të veçantë Ambasadën Italiane, Ambasadorin dhe zotin Foresti, i cili është mik i të gjithë shqiptarëve, dhe jam i bindur që ka vizituar më shumë vende në Shqipëri, zona të thella të saj, ndoshta më shumë se një shqiptar. Çka do të thotë që ai e ka dashur dhe vazhdon ta dojë Shqipërinë shumë. Ne i jemi shumë mirënjohës dhe besoj që kjo marrëdhënie do të intensifikohet më tej.
Edhe juve të dashur nxënës ju uroj suksese dhe jam i bindur që do t’i arrini sukseset!”
Zoti Foresti shprehu mirënjohjen për pritjen e rezervuar nga Kreu i shtetit duke theksuar se: “Falenderimi im është për Presidentin e këtij vendi madhështor, që është edhe pak vendi im”.
Në emër të nxënësve të shkollave të binjakëzuara përshëndetën dy të rinj, të cilët falenderuan Kreun e shtetit shqiptar për pritjen dhe mesazhet e inkurajimit drejtuar brezit të ri. Kryetari i Bashkisë së Todit, Avokati Luxhiano i dhuroi Presidentit Topi emblemën me sheshin qendror të Todit të punuar me argjend.
Në këtë takim që i shërben zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore si dhe procesit të bashkëpunimit të frutshëm mes shkollave të mesme të vendit tonë dhe atyre të Italisë, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, Kryetari i Bashkisë së Todit, Avokati Luxhiano, Drejtori i Liceut “Jakopone di Todi” Françesko Tofaneti dhe drejtori i shkollës së mesme “Shejnaze Juka” në Shkodër.