Presidenti Topi priti sot Kryeministrin Italian, Silvio Berluskoni.

2 dhjetor 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave, në një takim të ngrohtë e miqësor Kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
Kryetari i Shtetit, pasi i uroi z. Berluskoni mirëseardhjen në Shqipëri, shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi dhe vuri në dukje se të tilla vizita dhe kontakte të rëndësishme kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë. Presidenti Topi e konsideroi z. Berluskoni si mik të vyer të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, pasi emri i tij është shumë i njohur prej vitesh në Shqipëri.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit, duke vlerësuar se vendi fqinj, Italia, ka qenë përherë partner kryesor dhe strategjik i Shqipërisë dhe duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, si dhe për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, vuri në pah përpjekjet serioze të vendit tonë për anëtarësimin në familjen euroatlantike dhe atë europiane.
Presidenti Topi shprehu interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve në fushën ekonomike, më konkretisht në atë energjetike, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
Nga ana e tij, Kryeministri italian Berluskoni, pasi shprehu mirënjohjen ndaj Presidentin Topi për mikëpritjen e ngrohtë shqiptare, e vuri theksin në ndryshimet e mëdha që vërehen në Shqipëri, përpjekjet e shqiptarëve për një jetë më të mirë, përparimin dhe ndryshimet e jashtëzakonshme të shënuara nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, sukseset në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se Shqipëria mund të ecë e sigurtë dhe me shpejtësi drejt familjes evropiane dhe asaj euroatlantike duke theksuar se si Kryeministër i Italisë do të jetë avokati kryesor duke mbështetur Shqipërinë në përfshirjen e saj në gjirin e familjes europiane.
Kreu i qeverisë italiane, Berluskoni, e siguroi Kreun e shtetit shqiptar se gjatë gjithë procesit të përmbushjes së aspiratave integruese të popullit shqiptar, vendi ynë do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e gjithashme të Italisë.
Kreu i shtetit shqiptar dha sot në Pallatin e Brigadave një drekë zyrtare për nder të Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe delegacionit që e shoqëron ku ishin gjithashtu të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri, Sali Berisha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, parlamentarë, anëtarë të kabinetit, drejtues të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.