E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takoi përfaqësuesit diplomatikë të Komisionit Evropian dhe të Spanjës, Kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama.

16 shkurt 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot takime me Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e vendit që ka Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, me Kryeministrin e njëkohësisht, Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha si dhe me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Këto takime u thirrën nga Kreu i shtetit shqiptar në vijimësi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit e gjetjes së pikëtakimeve mes pozitës dhe opozitës. Këto takime, që synojnë vazhdimin e dialogut të nisur në tryezën e ditës së shtunë, Presidenti Topi i zhvilloi sot, në prag të nisjes nesër për në Kroaci ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri kroat, Ivo Josipoviç dhe do të ketë takime bilaterale me homologë të tij nga rajoni, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Rajonale, Shtefan Fyle, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit amerikan, Xhejkob Lju.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›