E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Mishel Zhan, për Festën Kombëtare.

1 korrik 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë, Mishel Zhan, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:

“Është kënaqësi e veçantë për mua që, me rastin e Festës Kombëtare të Kanadasë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh përzemërsisht Juve dhe popullit Tuaj, urimet më të ngrohta e më miqësore!

Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me këtë rast nivelin e marrëdhënieve shumë të mira miqësore e të bashkëpunimit që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Kanadasë, si dhe të shpreh bindjen time në vijueshmërinë e në konsolidimin e tyre të mëtejshëm, në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, në të mirë të dy vendeve e popujve tanë miq.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›