Presidenti Topi uron Mbretëreshën Elisabet II me rastin e ditëlindjes.

12 qershor 2010
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Elisabet II me rastin e ditëlindjes, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta.
“Me këtë rast, duke shprehur besimin tim në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe mirënjohjen për mbështetjen e vendit tuaj në mbarëvajtjen e proceseve integruese të Shqipërisë, dëshiroj t’ju konfirmoj vullnetin e vendit tim për të vazhduar në këtë drejtim.
Duke Ju siguruar edhe një herë për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar ndaj popullit britanik, ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.