E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Mbretin e Spanjës me rastin e Festës Kombëtare.

11 tetor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Mbretit të Spanjës, Huan Karlos I me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të mira për lumturi dhe mirëqenie.

“Më lejoni Madhëri, të shpreh vlerësimin tim për arritjet pozitive që kanë njohur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Spanjës si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Duke besuar në vullnetin e ndërsjellë të dy vendeve tona për zgjerimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë” - theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›