Presidenti Topi uron Presidentin Gasparoviç me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Sllovake.

1 shtator 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Sllovake, Ivan Gasparoviç me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të mira e më të përzemërta.
“Nënvizoj, me këtë rast, besimin se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Sllovakisë, do të njohin zhvillime të mëtejshme në të ardhmen, në të mirë të dy popujve tanë.
Duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Sllovakisë ndaj angazhimit të vendit tim për konkretizimin e përpjekjeve integruese, dhe me besimin në vazhdimësinë e partneritetit tonë të përbashkët, ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.