E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Këler me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë.

25 maj 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë.

“I nderuar zoti President,

Rizgjedhja juaj si President i Republikës Federale të Gjermanisë, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin tuaj në këtë post të lartë!

Më lejoni, zoti President, të shpreh besimin tim se marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe midis dy vendeve tona, gjatë presidencës suaj do të konsolidohen e zhvillohen më tej, në dobi të dy popujve tanë miq.

Me këtë rast, nënvizoj se ne çmojmë lart mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe të ripohoj zotimin tim e të vendit im për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj dhe duke shprehur dëshirën time për një takim të afërt me Ju, lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›