E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Solyom me rastin e Festës Kombëtare të Hungarisë.

20 gusht 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Hungarisë, në të cilin shkruan:

“Festa Kombëtare e Republikës së Hungarisë më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit hungarez urimet më të ngrohta e më të përzemërta!

Ne jemi të angazhuar në thellimin e bashkëpunimit me Hungarinë në fusha me interes reciprok, duke synuar kështu intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira, që ekzistojnë mes dy vendeve tona.

Me dëshirën për t’u takuar së afërmi, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›