Presidenti Topi uron Presidentin ri të Afrikës së Jugut, Jakob Zuma.

15 maj 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të ri të Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, në të cilin thuhet:
“Zgjedhja juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të formuloj urimet më të mira e të sinqerta për suksesin tuaj!
Me këtë rast, shpreh besimin tim që marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të reja në të ardhmen, nën frymën e miqësisë e të bashkëpunimit.”