E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron z. Ivanov me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Maqedonisë.

6 prill 2009

Presidenti Republikës, Bamir Topi i ka dërguar mesazh urimi Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të lartë.

“Zgjedhja Juaj si President i Republikës së Maqedonisë më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin Tuaj në këtë post të lartë!

Më lejoni, zoti President, të shpreh besimin tim, se lidhjet shumë të mira që kanë karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë e Maqedonisë, do të konsolidohen e zhvillohen më tej gjatë presidencës suaj, në dobi të dy popujve tanë miq.

Më lejoni t’ju shpreh dëshirën e sinqertë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të fqinjësisë së mirë në dobi dhe në interes të dy popujve tanë, si dhe të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajon! Dëshiroj t’ju siguroj për vullnetin tim për rritjen e bashkëpunimit tonë me qëllim drejt realizimit të objektivave për integrim në strukturat evropiane.

Duke ju konfirmuar dëshirën për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Ju, pranoni zoti Ivanov, sigurimet e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›