Presidenti Topi viziton Bashkinë e Himarës

23 gusht 2011
Himarë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një vizitë pune në bregdetin jugor të Shqipërisë. Fillimisht Kreu i Shtetit u ndal në Bashkinë e Himarës, ku u mikprit nga Kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Stefan Kokdhima, si dhe drejtues të tjerë vendorë e qytetarë të Himarës.
Në takimet e zhvilluara me Kryetarin e Bashkisë e me Këshillin Bashkiak të qytetit, Presidenti Topi shprehu urimet për suksese në detyrat që, si Kryetari i ri i Bashkisë, ashtu si dhe Këshilli Bashkiak i porsakonstituar, kanë qëllimin të realizojnë në këtë mandat katërvjeçar të qeverisjes vendore. “Jam i bindur se gjatë gjithë punës suaj ju do të udhëhiqeni nga interesi i qytetarëve himarjotë, duke u përpjekur që me përkushtim të përmbushni pritshmëritë e tyre ndaj jush dhe duke mbartur mbi vete përgjegjësinë dhe detyrën jo të lehtë të të zgjedhurve vendorë!”, - vuri në dukje Presidenti.
Gjatë bisedës me të pranishmit në këto takime, Kryetari i Shtetit nënvizoi nevojën dhe rëndësinë që ka për Himarën dhe zonën përreth promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare për tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas dhe të huaj. “Mikpritja dhe krenaria himarjote tashmë janë të njohura për të gjithë ne, ndërkaq që Himara vetë gëzon statusin e një ndër perlave të Rivierës shqiptare me bukuritë e saj natyrore, historike e tradicionale”, - u shpreh Presidenti Topi, duke nënvizuar se: - “janë pikërisht këto vlera, të cilat duhen ruajtur e kultivuar vazhdimisht si një pasuri e paçmueshme e trashëgimisë sonë kombëtare”.
Në vijim, Presidenti Topi u njoh me disa prej projekteve dhe strategjive të zhvillimit për Himarën të prezantuara nga Kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, kryesisht të orientuara në pika kyçe dhe prioritare në këtë periudhë si turizmi, kultura, por edhe sa i përket zhvillimit e përmirësimit të ekonomisë, infrastrukturës duke pasur parasysh një perspektivë sa më afatgjatë.
Vizita në Himarë e Presidentit Topi u mbyll me një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit ku qytetarë të shumtë himarjotë, por dhe turistë të gjendur në Himarë për të kaluar pushimet verore, u përshëndetën ngrohtësisht dhe shkëmbyen biseda me Presidentin e Republikës.