E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Vuçiç shpërndan parlamentin, cakton 25 tetorin për zgjedhjet e parakohshme në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Serbisë dhe ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 tetor. Dekreti i firmosur nga Vuçiç parashikon shpërndarjen e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Vendimi është marrë mbi bazën e propozimit të arsyetuar të Qeverisë së Serbisë, të datës 7 shtator. Duke folur nga Presidenca e Serbisë, Vuçiç njoftoi zyrtarisht për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa kërkon të kandidojë për postin e kryeministrit.

Sipas dekretit presidencial, ai hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›