Presidenti Zelenski, firmos aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti i Ukrainës, Vlodomir Zelensky ka firmosur aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Zelinsky njoftoi nënshkrimin e këtij aplikimi, teksa më herët ai i bëri thirrje Unionit për të përshpejtuar proceduarat, nisur nga situate emergjente që është krijuar nga luftimet e përgjakshme me Rusinë.
“Sot nënshkrova nënshkrova aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.”- shkruan ai.
Ndërkohë, në një postim në Twitter ai e cilëson këtë si një moment vendimtar.
“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Diskutuam me presidentin e BE për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, thuhet në një postim në Twitter-in e tij.