Presidenti apel deputeteve

Me nje gjuhe te kujdesshme politike kreu i shtetit theksoi se mungesa e bashkepunimit eshte ndjere edhe ne sallen e parlamentit ku gjate sesionit qe u mbyll nuk eshte miratuar qofte edhe nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar.
Por nga krahu tjeter per presidentin Topi gjetja e gjuhes se perbashket do te jete nje faktor kyc edhe ne kryerjen e reformes zgjedhore nje fakt ky qe rrjedhimisht do te garantonte edhe mbarevajtjen e zgjedhjeve te ardhshme lokale.
ldquoNuk eshte e rastit qe gjate nje viti nuk kemi qofte edhe nje ligj te miratuar me vote te cilesuar. Ne kuptimin substancial demokracia funksionale nenkupton nevojen e nje konsensusi baze per te ardhmen e nje vendi demokratik. Ccedildo mazhorance qe vjen ne pushtet duhet te dije se nuk mund te kryeje reforma te rendesishme pa nje vote te gjere qe do te thote konsensus. Roli i Kuvendit dhe kontributi i te zgjedhurve nuk matet vetem me shpejtesine e miratimit te ligjeve dhe me numrin e shumte te tyre por edhe me menyren e miratimit dhe me cilesine e aftesine e tyre per trsquoiu sherbyer lehtesisht qytetareve dhe vendit te ardhmes se perbashket europianerdquo deklaron presidenti Topi.
Duke hyre deri diku ne klimen e akuzave qe shoqeron prej muajsh marredhenien mes shumices dhe opozites Presidenti i Republikes Bamir Topi e sheh zgjidhjen tek zhveshja e deputeteve nga mbrojtja.
ldquoRaporti midis pergjegjesise papergjegjshmerise dhe imunitetit te nje te zgjedhuri eshte tregues i pagabueshem i shkalles se pjekurise se politikes shqiptare dhe demokracise se saj. Zhveshja e te zgjedhurve nga imuniteti do te lehtesonte organet e prokurorise dhe gjyqesorin per te vepruar ligjerisht dhe ne kohe ndaj akuzave te perditshme per korrupsion e do te provonte sinqeritetin e deklaratave politike mbi pavaresine e institucioneve dhe presioneve politike mbi ato. Ne Kuvend merr jete fizionomia e harmonise balances dhe respektit te pushteteverdquo vazhdon me tej Topi.
Kreu i shtetit eshte ndalur edhe tek pavaresia e institucioneve te drejtesise si nje pike kyce ne garantimin e nje shteti te se drejtes. Ne mesazhin drejtuar deputeteve me rastin e sesionit te ri presidenti la te kuptohet qarte se ligji per Sherbimin Informativ Shteteror nuk duhet kurresesi te miratohet pa marre me pare konsensusin e NATO-s si nje kusht i domosdoshem dhe i padiskutueshem per trsquou respektuar qe pas hyrjes ne aleance.