E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Asamblese se OSBE ne Tirane

Presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Zhoao Soares, do te zhvilloje sot ne Tirane takime me kreret e shtetit dhe te opozites. Ne kete forme eshte gjetur nje zgjidhje e mesme ndermjet qeverise dhe kreut te misionit vezhgues, e kontestuar nga ekzekutivi. Tri dite me pare, kreu i KQZ-se, Arben Ristani, anuloi takimin e parashikuar me shefen e ketij misioni, pa dhene shpjegim. Por KQZ eshte detyruar te pranoje akreditimin e zonjes Glover dhe 38 vezhguesve, pjese e misionit te OSBE/ODIHR-it, qe do te monitoroje zgjedhjet e 28 qershorit. Misioni i Vezhgimit te Zgjedhjeve i ka paraqitur nje kerkese zyrtare KQZ per miratimin e vezhguesve afatgjate. Pas konsultimit mes anetareve KQZ verejti se dokumentacioni i paraqitur ishte brenda kushteve dhe kerkesave te parashikuara nga Kodi Zgjedhor. Nder 39 vezhgues afatgjate, pese prej tyre vijne nga Anglia, mes tyre edhe Glover, te ndjekur prej perfaqesuesve nga Gjermania, SHBA-ja e Zvicra. Misioni vezhgues i OSBE/ODIHR, qe kryesohet nga ambasadorja britanike, Audrey Glover, mberriti ne Tirane ne fillim te javes se kaluar dhe menjehere nisen kontaktet me qeverine dhe forcat politike shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›