Presidenti i Azerbajxhanit: Do investojmë sasi të mëdha parash për të ndërtuar rrjetin e shpërndarjes së gazit në Shqipëri
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev thotë se vendi i tij planifikon të investojë një sasi të konsiderueshme parash për të ndërtuar rrjetin e shpërndarjes së gazit.
Siç dihet, Shqipëria është vend tranzit i gazit, përmes gazsjellësit TAP por nuk përfiton gaz nga ky investim. Nga negociatat me qeverinë shqiptare, është dakordësuar që Azerbajxhani të ndihmojë në procesin e ndërtimit të shpërndarjes së gazit.
Ky projekt parashikohet të nisë nga Korça, ku i gjithë qyteti do të gazifikohet.
Aliyev foli në konferencën e 4-të ndërkombëtare me temë “Formimi i Gjeopolitikës së Euroazisë së Madhe: nga e kaluara në të tashmen në të ardhmen”.
“Pra, Shqipëria është tranzitore, por nuk ka rrjet të shpërndarjes së gazit. Ne po planifikojmë të investojmë një shumë të konsiderueshme parash për të krijuar këtë rrjet të shpërndarjes. Unë isha në Sofje vetëm disa ditë më parë për të marrë pjesë në inaugurimin e Unazës së Solidaritetit.
Pra, Sllovakia po i bashkohet. Nëse tani eksportojmë në gjashtë vende, brenda një viti nëse gjithçka shkon sipas kohës, pa forcë madhore, mund të bëhen 10. Ky nuk është fundi”, theksoi kreu i shtetit Aliyev.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
