Presidenti i Barcelonës: Messi duhet të ishte shitur në verë

“Ekonomikisht, do të kishte qënë e përshtatshme, që Messi të ishte shitur në verën e kaluar”. Në prag të zgjedhjeve të reja për presidencën e Barcelonës, Carles Tusquets presidenti actual, i përkohshëm, i katalanasve ka folur për Lionel Messi-n. “Por për të marrë një vendim të tillë, duhet të kesh dhe aprovimin e stafit teknik. Në çdo rast, La Liga po përcakton kufijtë e pagave dhe shitja do të na kishte ndihmuar”.
Tusquets gjithashtu foli për thashethemet se Neymar mund të kthehej në radhët e katalanasve. “Neymar? Nëse do të vinte falas, edhe mund të mendohej. Nëse nuk shet – vazhdoi ai – nuk ka para për të blerë. Në këtë moment do të ishte një gjë e papranueshme, nëse presidenti tjetër nuk bën një mrekulli “.