E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Irakut ne gjendje kome

Presidenti i Irakut, Jalal Talabani ndodhet në gjendje kome në një spital në Bagdad pasi pësoi infarkt në zemër mëngjesin e së martës.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjendja e presidentit është stabël, ndërsa kurimi për një arterie të bllokuar vazhdon. Nuk ka garanci për rikuperimin e tij, ndërsa orët në vazhdim besohet se do të jenë vendimtare për jetën e 79-vjeçarit.

Problemet shëndetësore të Presidentit aktual të Irakut janë të njohura, pasi në vitin 2008 ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm një vit pasi u trajtua për dehidratim në Jordani.

Talabani u shndërrua në presidentin e parë në historinë moderne të vendit që zgjidhet nga një prej grupeve të pakicave etnike që jetojnë në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›