E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Michel: Rusia po e përdor gazin si armë

Vendimi i Rusisë për të mbajtur të mbyllur tubacionin e gazit Nord Stream 1, nuk është pritur mirë nga udhëheqësit evropianë. Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, i cili përbëhet nga krerët e shteteve të BE-së, në një postim në Twitter tha se “përdorimi i gazit si armë nuk do të ndryshojë vendosmërinë e BE-së”.

“Lëvizja e Gazprom fatkeqësisht nuk është befasi. Përdorimi i gazit si armë nuk do të ndryshojë vendosmërinë e BE-së. Ne do të përshpejtojmë rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Detyra jonë është të mbrojmë qytetarët tanë dhe të mbështesim lirinë e Ukrainës”, shkruan Michel. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›