Presidenti i KiE, Antonio Costa vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Pas Beogradit, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, mbërrin sot (14 maj) në Kosovë në kuadër të turit zyrtar në rajon.
Costa zbret pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa e presin një sërë takimesh të nivelit të lartë institucional.
Në orën 16:30, Costa do të pritet nga Presidentja Vjosa Osmani me të cilën do të zhvillojë edhe një takim në zyrën e Presidencës.
Më pas, Costa dhe Osmani do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media ku do të bëjnë me dije edhe temat e diskutimit mes tyre në takim.
Më tej, në orën 18:40, presidenti i KiE do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e tij në Prishtinë vjen në një kohë kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet në fokus të agjendës evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Një ditë më parë, Costa deklaroi nga Beogradi se “dialogu me Kosovën mbetet një nga kushtet kyçe për përparimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian”.
/rtsh.al/