E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrozo, uron Kryeministrin Berisha për riemërimin si Kryeministër i Shqipërisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrozo, uron Kryeministrin Berisha për riemërimin e Tij si Kryeministër i Shqipërisë dhe për miratimin e Qeverisë së re.

Në këtë mesazh zoti Barrozo shprehet:

“I dashur Kryeministër,

Në emër të Komisionit Evropian dhe emrin tim, do të dëshiroja t’ju uroja për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe miratimin nga Parlamenti të Qeverisë së re  që Ju drejtoni.

Tani që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe vendi juaj ka aplikuar për anëtarësim në BE, Komisioni Evropian beson se qeveria Juaj do të tregoj vendosmëri në përmbushjen e sfidave drejt integrimit evropian, veçanërisht  në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces.

Shqipëria ka dëshmuar vullnetin e saj në nxitjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe kam besim se vendi juaj do të luaj një rol konstruktiv në Rajon.

Ju uroj suksese në trajtimin e sfidave që ju presin përpara dhe në punën për përmbushjen e të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Ju lutem pranoni, i dashur zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës time më të lartë”.

Juaji sinqerisht

Jose Manuel Duroao Barrozo


17/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›