Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli shprehet i gatshem te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese

Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli thote se do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila e shpalli jokushtetues zgjedhjen e presidentit te Kosoves nga parlamenti.
Presidenti Pacolli i cili i beri keto komente ne nje interviste per Radio Televizionin e Kosoves tha se do te veproj ashtu sic eshte e shkruar ne vendimin e gjykates Kushtetuese pasi qe sic tha ai kjo gjykate e rregullon mbarevajtjen dhe funksionimin e institucioneve te vendit dhe duhet respektuar cdo vendim te saj. Ai po ashtu u shpreh i gatshem te rikandidohet per postin e presidentit te vendit ndersa nenvizoi se pa te koalicioni qeverises ndermjet Partise Demokratike dhe Aleances Kosova e Re do ta kete te veshtire mbijetesen.
Vendimi i Gjykates Kushtetuese i cili u be publik dy dite me pare ishte ne pergjigje te kerkeses se 34 deputeteve nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves qe i ishin drejtuar Gjykates Kushtetuese per te dhene opinionin e saj rreth procedures se zgjedhjes se zotit Behgjet Pacolli ne postin e presidentit te Kosoves.
Ende nuk jane dhene hollesi rreth ketij vendimi i cili zyrtarisht pritet qe sot tu dergohet paleve te interesuara. Ne njoftimin e Gjykates Kushtetuese nuk saktesohet se cfare do te jete rrjedhoja e ketij vendimi dhe nese do te kete nje rivotim te presidentit aktual apo duhet te zgjidhet nje president i ri. Po ashtu nuk dihet nese presidenti Pacolli duhet te jap doreheqjen apo duhet te shkarkohet.
Opozita nderkaq e ka pershendetur vendimin e Gjykates Kushtetuese. Rreth te cilit kane reaguar edhe shefja e politikes se jashtme te Bashkimit Evropian Kethrin Ashton dhe komisionari per zgjerim Stefan Fyle. Ne nje komunikate te perbashket ata thone se respektojne vendimin e gjykates me te larte te Kosoves ndersa presin nga te gjitha palet te punojne per nje zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave te brendshme.
Zoti Pacolli u zgjodh me 22 shkurt ne raundin e trete te votimit ne parlament me 62 vota pro 4 kunder dhe nje te pavlefshme. Ne dy raundet e para ai mori respektivisht 54 dhe 58 vota. Zgjedhja e tij pasoi nje pushim ndermjet raundit te dyte dhe atij te trete te votimeve i cili u cilesua nga kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi si anti kushtetues dhe qe mund te jete shfrytezuar per tu bere trysni deputeteve. Procedura e votimit eshte arsyeja e kerkeses per opinionin e Gjykates Kushtetuese.
Kjo eshte hera e dyte qe Gjykata Kushtetuese shqyrton ceshtje qe kane te bejne me presidentin e vendit. Heren e pare nje vendim i tille coi ne zgjedhje te parakohshme. Ne shtator te vitit te kaluar Gjykata Kushtetuese vendosi qe ish presidenti Fatmir Sejdiu kishte shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste ate te presidentit dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Pas ketij vendimi presidenti dha doreheqje duke krijuar nje situate te re politike qe u pasua nga zgjedhjet e parakohshme.