Presidenti i Kosovës: Komuna e Parteshit, histori e përbashkët suksesi

Partesh, 19 gusht, NOA Një histori e përbashkët suksesi. Kështu e ka cilësuar krijimin e komunës së re serbe të Kosovës, Partesh, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Presidenti i Kosovës e quajti një rrëfim të suksesit,
të autoriteteve të Kosovës, përgjatë ceremonisë së përurimit të komunës së
fundit serbe, e cila u krijua sipas propozimeve për statusin e Kosovës në pakon
e Ahtisarit.
Zoti Sejdiu, garantoi përballë qytetarëvë mbështetjen e Institucioneve të Kosovës për të gjithë qytetarët e vendit, qofshin ata serbë apo kosovarë.
Sipas autoriteteve të Kosovës, komuna e Parteshit do të udhëhiqet nga një administratë e re e përberë nga serbët.
Kjo komunë erdhi si rezultat i zgjedhjeve të para legjitime të mbajtura nën mbikqyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.
mit/NOA