Presidenti i UEFA-s Mishel Platinisot ne Tirane
TIRANE- Festimet per 80 vjetorin e Federates Shqiptare te Futbollit do te sjellin sot ne Tirane presidentin e UEFA-s dhe nje prej futbollisteve me te medhenj te te gjitha koherave Mishel Platini.
Ne viziten e tij te katert ne token shqiptare numri 1 i futbollit europian do te shoqerohet nga 11 presidente te tjere Federatash dhe shume zyrtare te tjere te futbollit europian. Francezi ka dy misione ne token shqiptare i pari eshte ai i pershendetjes se pervjetorit te FSHF-se dhe tjetri arritja e nje akordi me qeverine shqiptare per ndertimin e stadiumit te ri ne vend. Platini e pati premtuar kete qe ne viziten e tij te fundit ne vitin 2008 kur ne nje bisede me ish-ministrin e sporteve Ylli Pango premtoi se do te akordonte nje fond te madh nga UEFA pikerisht per ndertimin e nje impianti modern per ndeshjet e kombetares.
Persa i perket itinerarit Platini do te mberrije ne token shqiptare rreth ores 13 te mesdites. Nje ore me pas bashke me presidentet e tjere te federatave qe do te jene ne Shqiperi ai do te shkoje ne kompleksin Skender Halili ku do te perurohen fushat e reja stervitore te Tiranes. Rreth ores 16 kreu i UEFA-s ka parashikuar disa takime me perfaqesues te qeverise shqiptare ku ne qender te vemendjes pritet te jete ceshtja e stadiumit kombetar. Ky i fundit eshte kthyer ne nje problem shqetesues edhe per vete UEFA-n duke qene se ne ndeshjet nderkombetare ekipet e huaja kane vuajtur deri ne mungesen e ujit te ngrohte ne dhomat e zhveshjes nderkohe qe pamja e Qemal Stafes eshte nje shemti me vete.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Presidenti i UEFA-s Mishel Platini neser ne Tirane