E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Uruguait kërkon të legalizojë marijuanën

URUGUAI - Megjithëse është shprehur se kurrë nuk e ka provuar marijuanën, presidenti i Uruguait, Jose Mujica kërkon ta legalizoi atë.

Mujica, një politikan progresiv i kërkoi parlamentit të votoi një projekt-ligj për lejimin e konsumimit të marijuanës.

"Unë kurrë nuk kam provuar atë në jetën time dhe unë nuk e di se çfarë është ajo," deklaroi Mujica në një media vendase.

Kërkesa e bërë ndaj parlamentit erdhi në një periudhë pak para se Mujica u takua me José Miguel Insulza, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Amerikane (OAS), ku u diskutua një raport i kohëve të fundit mbi konsumimin e drogës në Amerikë.

Projekt-ligji do të lejonte personave mbi moshën 18 vjeç të blejnë deri në 40 gram marijuanë në muaj

Votimi në parlament është vendosur të mbahet më 31 korrik 2013.

(a.k/BalkanwWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›