E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Bajram Begaj betohet në Kuvend: Të punojmë për Shqipërinë Europiane

Bajram Begaj, Presidenti i ri i vendit u betua kete te diel në Kuvendin e Shqiperise.

Ne fjalen e tij te pare si Kreu i ri Shtetit, Begaj tha se kjo eshte nje përgjegjësi që vjen në një moment historik.

“Shqipëria evropiane, sot premtim e nesër realitet. Shqipëria evropiane, Shqipëria e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës. Shqipëria evropiane kurora e ëndrrës historike të popullit shqiptar”, tha Begaj.

Presidenti i zgjedhur shtoi se bota sot po jeton kohera te veshtira si pasoje e agresionit rus ne Ukraine

“Po jetojmë kohët më të vështirat që prej Luftës së Dytë Botërore. Agresioni rus e ka futur botën në një tjetër krizë. Shqipëria dhe shqiptarët të rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve. Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën”

Bajram Begaj eshte Presidenti i 8 ne historine pluraliste te Shqiperise.

Ai pason ne kete detyre Ilir Meten qe mbylli nje mandat 5-vjecar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›