E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti iranian Izraeli plage per muslimanet

Prej disa javësh Irani ka presidentin e ri të tij. Hassan Rohani u zgjodh në krye të Republikës Islamike në zgjedhjet e qershorit.

Analistët ndërkombëtare dhe njohës të Lindjes së Mesme thanë se zgjedhja e tij rrit shpresat për uljen e tensioneve në rajon dhe në moderimin e gjuhës ndaj Izraelit, shtet që Irani nuk e njeh. Por në një deklaratë për mediat nga Teherani, në “Ditën e Jeruzalemit”, përkujtimore që organizohet çdo vit në vendet muslimane në rajon, presidenti Rohani e quajti Izraelin “një plagë për botën islamike”. “Në rajonin Lindja e MesmeSHBA mbyll ambasadat në Lindjen e MesmeLindja e Mesme, rinis dialogu për paqen Izraeli, referendum për paqen tonë prej kohësh ka një plagë për botën islamike, pushtimi i tokës së shenjtë të Palestinës dhe Jeruzalemit. Kjo ditë është ditë kujtese që muslimanët të mos harrojnë kurrë historinë dhe t’i rezistojnë shtypjes dhe pushtimit”, tha Rohani. Deklarata e presidentit të ri iranian u bë ditën e premte. Edhe pse pjesa e deklaratës ku Izraeli cilësohej si plagë u censurua nga media shtetërore në Teheran, reagimi i Tel Avivit nuk ka munguar. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se deklarata e Rohanit i heq atij maskën e të moderuarit. Rohani pasoi në detyrën e Presidentit të Republikës Islamike Mahmud Ahmadinexhad që mbajti këtë post për 2 mandate. Gjatë presidencës së tij gjuha mes Teheranit, Izraelit dhe vendeve perëndimore u ashpërsua. Përvec qendrimeve përsa i përket cështjeve të rajonit, Irani u përball edhe me sanksione të ashpra ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›