E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin duhet të garantojë siguri për banorët e Izraelit verior

Presidenti izraelit Isaac Herzog u shpreh se marrëveshja e armëpushimit të Libanit duhet të garantojë sigurinë e banorëve në Izraelin verior.

Ai deklaroi se ndërsa armëpushimi është korrekt dhe i rëndësishëm, Izraeli do të mbronte qytetarët e tij në çdo mënyrë.

“Marrëveshja në zhvillim do të duhet të përmbushë vetëm një provë, garantimin e sigurisë së plotë për të gjithë banorët e veriut. Ne si komb jemi të vendosur të sigurojmë sigurinë e të gjithë banorëve të Izraelit në veri dhe jug dhe kudo dhe të punojmë për rehabilitimin e plotë të komuniteteve dhe vendbanimeve që u prekën,” tha ai Herzog.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›