E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti kroat nesër viziton Kosovën, takohet me Jahjagën

Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, viziton nesër Kosovën presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç.

Gjatë vizitës së tij 3 ditore në Kosovë, Josipoviç do të takohet me homologen e tij Atifete Jahjaga si dhe me krerë të lartë të shtetit.

Në takimin e fundit me presidenten Jahjaga, presidenti Josipoviç ka deklaruar se vendi i tij dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre dhe se bashkëpunimi ndërmjet tyre duhet të thellohet edhe më shumë.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç do të zhvillojë vizita edhe në Malin e Zi dhe Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›