E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti rumun, Basescu fyen shqiptarët

Presidenti i Rumanisë Trajan Basescu gjatë një diskutimi për Kosovën ka hedhur akuza fyese në emër të popullit shqiptar. Ai ka theksuar se deklarata për pavarësinë e Kosovës, përfaqëson një akt ilegal, dhe për këtë arsye Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë marrëveshje bilaterale mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të sillte të mira për të dyja palët.

Këto deklarata janë publikuar mesditën e sotme në mediat italiane, ku Basescu gjithashtu ka theksuar se pavarësia e Kosovës dhunon sovranitetin e integritetit territorial të Serbisë. “Shumë shpejt do të mbyllet çdo raport diplomatik me Prishtinën”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›