E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti rus: SHBA dhe NATO duhet të mbartin koston e rindërtimit të Afganistanit

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të mbartin koston e rindërtimit të Afganistanit,  sipas AFP dhe mediave ruse. Putin, i cili është në izolim si masë kundër COVID-19, mori pjesë në dy samitet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të mbajtur në kryeqytetin e Taxhikistanit Dushanbe, përmes një video-lidhjeje. Duke shprehur mbështetjen për kontaktet midis SCO-së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait  dhe Afganistanit, Putin theksoi se organizata duhet të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar kërcënimet e terrorizmit, trafikut të drogës dhe ekstremizmit fetar me origjinë nga Afganistani. Ai gjithashtu shtoi se SHBA-ja dhe NATO, për të cilat tha se ishin kryesisht përgjegjëse për situatën në Afganistan, duhet të mbartin koston e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. “Ne mbështesim vendimin për fillimin e procesit të anëtarësimit të Iranit në SCO Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait , i cili është paraqitur për miratim në Këshillin e Krerëve të Shteteve të SCO-së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ” , shtoi Putin. Duke shprehur shqetësim serioz mbi situatën në Luginën Panjshir dhe përgjithësisht zhvillimet e fundit në Afganistan, ai bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë midis forcave të armatosura të vendeve anëtare të SCO-së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait . 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›