E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti turk Gyl sot në Tiranë

I ftuar nga presidenti shqiptar Bamir Topi, mbërrin sot një vizitë dy ditore në Tiranë presidenti turk Abdulla Gyl.
Presidenti tukd do të pritet nga homologu i tij, Bamir Topi, ku presidentët do të kenë një takim kokë më kokë. Topi dhe Gyl pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 15:10. Presidenti turk do të vërë një kurorë me lule edhe në monumentin "Nëna Shqipëri". Abdullah Gyl do të ketë një takim edhe me kryebashkiakun Rama, i cili do i dorëzojë çelësin e qytetit të Tiranës.
Ndërkohë që ditën e nesërme , Gyl do të ketë takim me kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli.
Gjatë vizitës së presidentit turk Abdulla Gyl pritet t'i jepet një shtytje e mëtejshme bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet zhvillimit të forumit të biznesit shqiptaro-turk.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›