E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti vijon takimi Berisha-Rama

Vijon takimi mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama për çështjen e Presidentit te ri. Berisha shoqerohet në takim nga Patozi, ndërsa Rama nga Ruçi, ndërkohë që takimi zhvillohet në ambientet e Kryesise se Kuvendit. Priten me interes qendrimet pas ketij takimi te rendesishem politik. 

Pak orë përpara takimit Berisha-Rama, kryesocialisti Rama u takua në barin pranë selisë së Partisë Socialiste me ambasadorin e Bashkimit Europian Ettore Sequi. 

Takimi ishte informal dhe i panjoftuar për mediat. Në përfundim të tij ambasadori Sequi tha shkurt se kishte folur me zotin Rama për të ardhmen europiane të Shqipërisë. E ardhme që në fakt sot mbetet peng i zgjedhjes së presidentit të republikës, por edhe i reformës Zgjedhja e presidentitPresidenti, Nano kërkon mbështetjen e RamësRama: Të zgjedhim Presidentin Berisha: Rama do pazare zgjedhore dhe asaj të procedurave parlamentare.

Mirëpo takimi i orës 20.30, si hap i parë do të fokusohet vetëm në presidentin e ri të Republikës. Kryeministri Berisha dhe kryesocialisti Rama do të takohen në kryesinë e Kuvendit, të shoqëruar nga kryetarët respektivë të grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi.
 
Sipas deklarimeve të vetë Edi Ramës ai shkon në këtë takim me një pritshmëri të lartë: pra përcaktimin e modaliteteve për nxjerrjen e një emri dhe pastaj dakortësinë për vetë emrin e presidentit të ri. Zoti Rama është i ndërgjegjshëm se koha deri nesër në orën 10.00 kur do të mbahet seanca e dytë për zgjedhjen e presidentit, është e shkurtër.

Megjithatë zoti Rama mendon se mund të arrihet një marrëveshje, aq me tepër që pas letrës së komisinerit për zgjerimin Stefan Fyle drejtuar dy liderëve shqiptarë, zoti Rama thotë se Partia Socialiste shkon në takimin e sotëm për të folur vetëm për presidentin.

Pra, objekt i negociatave nuk do të jetë reforma zgjedhore apo reforma e procedurave parlamentare, të cilat për zotin Rama duhen zgjidhur, por një nga një, pas asaj të Presidentit të Republikës. Në këtë kuptim, të dy udhëheqësit, si kryeministri Berisha edhe kryesocialisti Rama duket se janë në të njëjtën gjatësi vale.

Ajo që duket e sigurt tani është se Xhezair Zaganjori nuk do të jetë presidenti konsensual, sepse nuk gëzon mbështetjen e Partisë Socialiste. Cili do të jetë ky emër? Shtypi ka shkruar për emra të tjerë që janë propozuar nga strukturat e Partisë Socialiste, ku spikat ai i ish-kryeministrit Pandeli Majko.

Por vetë zoti Rama e ka përjashtuar mundësinë e propozimit të një emri të lidhur me strukturat socialiste. Në këtë pikë, Fatos Nano, ish-kryetar i Partisë Socialiste për rreth 15 vjet, ka kërcënuar levizje politike nëse nuk mbështetet nga Partia Socialiste në aspiratën e tij per të qenë President i Republikës.

Përmes një njoftimi për shtyp u njoftua se dje Fatos Nano pati takime intensive në zyrën e tij me ish-deputetë, ish-drejtues qendrore dhe lokalë të Partisë Socialiste si edhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile.

Një lëvizje e tillë e Fatos Nanos në 2007, pasi Partia Socialiste nuk e mbështeti, çoi në rrjedhjen e 6 deputetëve që kontribuuan në zgjedhjen e Bamir Topit President i Republikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›