E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidentja Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani i dorëzon dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidentja e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku dhe i uron shkrimtarit mirëseardhjen në familjen e madhe të Kosovës.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, shkruan Osmani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›