Pret damarët, 30-vjeçarja hidhet nga Ura e Bunës. Në kërkim trupi
SHKODER-Pret damarët dhe hidhet nga ura e Bunës. Kështu i dha fund jetës sot një vajzë 30-vjeçare në Shkodër, ndërsa policia po kërkon për trupin e së resë.
Dëshmitarë në vendngjarje panë sesi vajza preu damarët fillimisht dhe më pas me shpejtësi u hodh nga lartësia e urës në drejtim të ujërave të lumit Buna.
Nuk dihet ende identiteti i vajzës, por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë polumbarë janë zhytur në lumë me shpresë gjetjen e trupit.
Policia po heton për zbardhjen e identitetit të vajzës dhe shkaqet misterioze që shtynë 30-vjeçaren t’i japë fund jetës në mënyrë kaq tragjike.
(d.b/BalkanWeb)