E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretendimet mbi Detin e Kinës Jugore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se është i shqetësuar rreth mundësisë së konflikteve të mëtejshme që rezultojnë nga shtimi i tensioneve mbi mosmarrëveshjet në ujrat aziatike.
 
Komentet e zotit Hagel u bënë sot në takimin e ministrave aziatikë të mborjtjes në një pike turistike në Brunei me pamje nga deti i Kinës Jugore, ku disa vende anëtare të ASEANit kanë pretendime territorial me Kinën.
 
Shefi i Pentagonit tha se veprimet në për të avancuar pretendimet territorial nuk janë të efektshme dhe rrisin rrezikun e konfrontimit, minojnë stabilitetin rajonal dhe dobësojnë prespektivën e diplomacisë.   
 
Disa vende të ASEAN-it kanë  akuzuar Kinën se po përdor avancimin e shpejtë ushtarak për të mbrojtur pretendimet territorial në zonën strategjike të pasur me burime energjitike.
 
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do të marrin anën e askujt, por kanë forcuar bashkëpunimin ushtarak me disa vende, veçanërisht me Vietnamin dhe Filipinet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›