E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantimi i 5 konkurenteve te rinj

Sonte sic eshte thene qe ne fillim te spektaklit ne shtepine e BB do te hyne 5 konkurente te rinj 3 vajza e 2 djem. Ata jane ne nje ambjent tjeter te shtepise dhe po presin pas dyerve sepse hyrja e tyre nuk do te jete e menjehershme.

Arbana fton konkurentet te dhoma e gjumit te shohin disa foto qe do te prezantojne konkurentet e rinj. Se pari shfaqet Doloreza 25 vjec e jeton ne Tirane. Ajo eshte arkitekte e pelqen udhetimet moden e fotografine.

Konkurenti i dyte quhet Arbri eshte 24 vjec nga Prishtina. Ai eshte diplomuar per ekonomi e tiparet qe spikasin tek ai jane vullneti dhe ambicia.

E treta eshte Ermira 25 vjec nga Tirana. Komunikimi eshte arma e saj me e forte. E dashuruar me jeten artin e piktures dhe muziken rock.

Konkurentja e katert eshte Lorena 20 vjec nga Korca. Studente ne fakultetin e inxhinierise se ndertimit. Nje vajze Per tu pire ne kupe. Dashurite e saj me te medha jane familja e shoqeria.

Konkurenti i peste dhe i fundit eshte Vlashi 27 vjec nga Durresi. Ai studion per ekonomi por njekohesisht administron nje reviste mode online. Nje personazh qe arrin te fitoje gjithnje vemendjen e te tjereve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›