E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prezantimi teknik i draftit të Kodit Penal, Rakipi: Do dekriminalizojmë ushtrimin e prostitucionit

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe njëherësh drejtuesi i Grupit të Punës për draftin e Kodit të Ri Penal, Arben Rakipi, teksa ka prezantuar pjesën teknike të Kodit, ka deklaruar se parashikohet dekriminalizimi i prostitucionit.

Ai theksoi se nuk ka një datë apo kohë se kur do të ndodhë kjo.

“Prostitucioni: Kodi aktual [dënohet me] 1,5 vjet gjobë, projekti synon dhe orienton dekriminalizimin. Nuk e di kur do të ndodhë, sepse lidhet me marrjen e masave të tjera, një ligj i veçantë i cili kërkon siguri dhe të depenalizohet ushtrimi, pra, vajza apo djali që e ushtron me vullnet të lirë atë profesion. Për fat të keq duhet të përdor termin profesion. Personalisht nuk e quaj të tillë, por.nNuk është se varen të gjitha gjërat nga unë, sidomos në këtë pikë”, u shpreh Rakipi.

Rakipi vuri në dukje se Kodi Penal francez dhe ai italian nuk e dënon ushtrimin e prostitucionit dhe, sipas tij, Shqipëria me draftin e Kodit të Ri Penal kërkon të shkojë në këtë drejtim.

“Kodi italian dhe kodi francez nuk e dënojnë ushtrimin e prostitucionit, dhe ne tendencën e kemi atje. Propozimi ynë nuk është për shkaqe ngjashmërie se çfarë ndodh në Europë, sepse kjo për mua personalisht dhe për grupin e punës nuk do të mjaftonte, do të ishte një shprehje e plagjiaturës. Unë mendoj që terreni shqiptar ka arritur në pikën që nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë një përkrahje të gjerë, përkrahje e cila demonstrohet haptazi edhe në influencerët në jetën e të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë, lënda penale tashmë është e padobishme. Kjo është mbështetja që ne i kemi vendosur propozimit tonë”, theksoi më tej Rakipi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›